Kryetari i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit, Behxhet Pacolli, ka thënë se qeveria në detyrë është duke e penguar atë që të kthehet në Kosovë. Ai thotë së këto se këto veprime i ngjasojnë qeverive diktatoriale dhe primitive. “Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrëzimin e saj! Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem në vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!”, ka shkruar Pacolli.
