Pacolli: Ramazani është një shans për të reflektuar mbi vlerat kryesore të njerëzimit si sakrifica, mirënjohja dhe humanizmi

Pacolli: Ramazani, një shans për të reflektuar mbi vlerat kryesore të njerëzimit si sakrifica, mirënjohja dhe humanizmi

Nën kryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka uruar fillimin e muajit Ramazan duke e konsideruar këtë muaj si një një shans për të reflektuar mbi vlerat kryesore të njerëzimit si sakrifica, mirënjohja dhe humanizmi. “Ky muaj është një shans për të reflektuar mbi vlerat kryesore të njerëzimit si sakrifica, mirënjohja, humanizmi dhe bujaria. Ditët e agjërimit që na mbledhin bashkë në një tryezë janë treguesi më i fuqishëm i rëndësisë së madhe që secili prej nesh të jemi më solidarë duke iu gjendur pranë personave në nevojë në mënyrë që të arrijmë kuptimin dhe urdhërin e Krijuesit për obligimin ndaj njëri-tjetrit dhe mbarë njerëzimit. Më lejoni që në emrin tim personal, t’iu uroj agjërim të lehtë e mbi të gjitha të pranueshëm të gjithë besimtarëve. Zoti na pranoftë lutjet e na begatoftë ne dhe familjet tona me të mirat e tij!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …