Ministri Pacolli: Shteti serb të mos abuzojë politikisht me një operacion të thjeshtë të Policisë së Kosovës

Pacolli: Serbia, Rusia dhe Kina dështuan ta bllokojn Kosovën për të ushtruar të drejtat e saj në OBD

Ka përfunduar takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave në të cilin kanë marr pjesë delegacione nga vende të shumta anekënd botës. Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka vlerësuar se pjesëmarrja e vendit tonë në këtë takim është një sukses për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një argument tjetër se pavarësia dhe statusi i Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare është një çështje e mbyllur. Ai ka shtuar më tutje se ndonëse Serbia, Rusia dhe Kina dështuan për ta bllokuar Kosovën nga ushtrimi i të drejtave të saj si anëtare e Organizatës Botërore të Doganave. Kosova mori pjesë në të gjitha votimet, u aprovua kontributi vjetor financiar dhe kishte të drejtën e plotë dhe të barabartë për të folur dhe për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet. Unë jam mirënjohës ndaj delegacionit të Kosovës dhe miqve tanë për luftën e fuqishme në mbrojtjen e anëtarësimit tonë dhe parandalimin e skenarëve të Serbisë dhe Rusisë”, deklaroi nëmes tjerash shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …