Pacolli: Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grusht shtet

Pacolli: Serbia vazhdimisht nuk po arrin të garantojë siguri për udhëtarët tanë dhe lirinë e lëvizjes

Një autobus me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonin drejt Bashkimit Evropian është sulmuar mbrëmë në Serbi. Këtë e ka konfirmuar ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli. Ai përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga Serbia të ndalë sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe të krijojë siguri për ta. “Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkimin Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të garantojë siguri për udhëtarët tanë dhe lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ai duke shtuar se kërkon hetim dhe siguri për qytetarët. Pacolli ka thënë se sulmet e koordinuara kundër qytetarëve të Kosovës duhet të ndalen, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë si lehtësues i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …