Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë dhënë për Klan Kosova, ka folur për një plan të veçantë për t’i fituar 20 përqind të votave, kurdo që të mbahen zgjedhjet e reja. Ai ka thënë se ka filluar me ndryshime rrënjësore brenda partisë, duke e filtruar nga siç ka thënë ai “elementët që partinë e kanë konsideruar si trampolinë për të kërcyer në pozita që sjellin përfitime thjesht personale”. Pacolli tha se synon reforma rrënjësore në ekonomi, në mënyrë që zhvillimi të marrë hov dhe të hapen vende të reja pune. Duke nënvizuar faktin se shumica e fabrikave, që punësonin mbi 20 mijë vetë, kanë mbetur bosh, kryetari AKR-së ka sqaruar se në program kanë paraparë tërheqjen e këtyre aseteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe funksionalizimin e tyre përmes krijimit të partneriteteve me investitorë të huaj dhe vendorë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …