Behxhet Pacolli

Pacolli: Të thuash se Perëndimi nuk na pranon si myslimanë, po u dashka të konvertohemi, është naive e patetike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka reaguar ndaj debatit të fundit në lidhje me konvertimet fetare, duke e cilësuar këtë diskutim si patetik dhe të tepërt. Pacolli ka kritikuar disa nga deklaratat që pretendojnë se Perëndimi nuk pranon shqiptarët si myslimanë. Ai ka theksuar se është e padrejtë të nënkuptohet se konvertimet janë një pasojë e refuzimit të Perëndimit ndaj myslimanëve. Pacolli ka përmendur se, si mysliman praktikues dhe anëtar i një familjeje që ka mirëmbajtur Xhaminë në Lugano për 30 vjet, asnjëherë nuk ka përjetuar diskriminim në integrimin dhe bashkëjetesën me individë të besimeve të ndryshme. Është patetike dhe e padrejtë të thuhet se dikush konvertohet sepse Perëndimi nuk po na pranon si myslimanë!” ka shkruar Pacolli, duke nënvizuar se feja nuk duhet të jetë një pengesë për bashkëjetesën dhe integrimin në shoqëritë perëndimore. Duhet përmendur faktin se në shtetet e Evropës jetojnë më shumë se 6o milionë myslimanë, 6 milionë prej tyre jetojnë në Francë,

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …