Behxhet Pacolli thotë se është për të ardhur keq që si shtet kemi arritur në këtë gjendje ku polarizimi është në shkallë shqetësuese

Pacolli: Urdhërarrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh shef i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, pret që së shpejti Maqedonia e Veriut të lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomor Morinën, i cili u ndalua të mërkurën pas fletarrestit nga Serbia. Ai ka bërë me dije se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës.  “Urdhërarrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike. Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja e tij. Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë ne do ta zgjidhim këtë çështje. Tomori do të lirohet shpejt”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …