Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka thënë se është marrë vendim për ta lejuar kryetarin e Serbisë Aleksander Vuçiq për ta vizituar liqenin e Ujmanit gjatë vizitës në Kosovë. Zëvendëskryeministri, Behxhet Pacolli ka shtuar më tutje se vendimi për ta lejuar këtë vizitë është marr pas presionit nga Bashkimi Evropian dhe aleatët dhe nuk kemi pasur zgjidhje tjetër, ka theksuar shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli. Të përkujtojmë fillimisht kjo kërkesë ishte refuzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
