Shefi i diplomacisë së Kosovës në detyrë, Behxhet Pacolli ka kritikuar ashpër deklarimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe politikanëve të tjerë serbë mbi kishat dhe manastiret ortodokse serbe në vendin tonë, duke thënë se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi. Vuçiq, ka thënë se shpreson që Kosova nuk do të ndjekë shembullin e Malit të Zi në lidhje me Ligjin për lirinë fetare, kur është pyetur nëse mund të pritet skenar i njëjtë edhe në Kosovë. Por Pacolli ka kërkuar nga Beogradi zyrtar që të ndalë nxitjen e tensioneve në Kosovë, dhe vendet e tjera të rajonit, pasi deklarime të tilla të Vuçiqit tregojnë qartë se Beogradi dëshiron të nxisë tensione në Kosovë para Krishtlindjes Ortodokse për të manipuluar serbët e Kosovës. Ndryshe, Vuçiq ka theksuar se shqiptarët ‘do të tentojnë të thonë se ato i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare’, për çka, siç tha ai, ‘kanë fituar edhe mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare’.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …