Behxhet Pacolli: Militantët e partisë së Albin Kurtit e kanë kërcënuar me jetë dhe kam pasur frikë nga institucionet

Zëvendëskryeministri Pacolli: Zgjidhja e vetme, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja nga Serbia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve të disa medieve serbe duke raportuar për kinse propozime të reja “të statusit të vëzhguesit të Kosovës në OKB”. Pacolli përmes një reagimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se serbët dhe të gjithë të tjerët që kanë njohuri procedurale të procesit të anëtarësimit në OKB e dinë shumë mirë se Kosova, me numrin e madh të njohjeve që i ka siguruar nuk ka vështirësi që ta sigurojë këtë status edhe sikur të aplikojë për të brenda këtij viti.

“Po vërej se si mediet serbe vazhdojnë propagandën e oborrit qeveritar serb, fatkeqësisht edhe nëpërmjet medieve të Kosovës, duke raportuar për kinse propozime të reja “të statusit të vëzhguesit të vendit tonë në OKB. Serbët dhe të gjithë të tjerët, që kanë njohuri procedurale të procesit të anëtarësimit në OKB e dinë shumë mirë se Kosova, me numrin e madh të njohjeve që i ka siguruar nuk ka vështirësi që ta sigurojë këtë status edhe sikur të aplikojë për të brenda këtij viti.Andaj, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate për Kosovën, rajonin, BE-në dhe komunitetin ndërkombëtarë është anëtarësimi i saj i plotë në Kombet e Bashkuara dhe njohja e saj nga Serbia”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …