Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhaku kundërshton ftesat dhe sistemimin e boshnjakëve në forcat rezervë të ushtrisë serbe dhe pjesëmarrjen e tyre në stërvitjet ushtarake! Me rastin e ftesave të shpeshta të boshnjakëve të Sanxhakut për sistemimin e tyre në forcat rezervë të ushtrisë serbe dhe pjesëmarrjen e tyre e në stërvitjet ushtarake, Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut ka mbajtur një konferencë për shtyp.
Konferencën për medie e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Ahmedin Shkrijel.
Ndër të tjera, Shkrijel vuri në dukje:
” Selisë së Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, si parti parlamentare, e themeluar për të përfaqësuar dhe mbrojtur boshnjakët, janë lajmëruar një numër i madh i prindërve të shqetësuar, fëmijët e të cilëve kanë marrë thirrje për sistemimin e tyre në forcat rezervë të ushtrisë dhe pjesëmarrjen në stërvitjet ushtarake serbe, me kërkesën për t’i mbrojtur ata nga këto llojet e presioneve dhe rrezikimin e jetës së tyre nga ushtria serbe dhe Ministria e Mbrojtjes.
Frika reale dhe objektive i boshnjakëve nga forcat e armatosura serbe qëndron në faktin se shumë krime janë kryer kundër boshnjakëve pikërisht nga këto forca të armatosura, të cilat nuk janë ndriçuar dhe deri më sot nuk janë dënuar.
Pikërisht për këto arsye boshnjakët , ushtrinë serbe dhe forcat të tjera serbe të armatosura shohin forcë të armatosur kërcënuese e cila ka treguar qëndrim armiqësor ndaj boshnjakëve nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë deri më sot.
Duke marrë parasysh gjithë këtë, PAD-i (SDA) i Sanxhaku kundërshton ftesat dhe sistemimin e boshnjakëve në forcat rezervë të ushtrisë serbe dhe pjesëmarrjen e tare në stërvitjet ushtarake.
Kërkojmë që Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria serbe që boshnjakët e Sanxhakut të përjashtohen nga ftesat dhe sistemimin e tyre në forcat rezervë të ushtrisë serbe dhe pjesëmarrjen në stërvitjet ushtarake.
Boshnjakët nuk do t’i përgjigjen ftesave të tilla në mënyrë që të mos t’u ekspozohen rrezikut dhe kërcënimeve reale të jetës së tyre.
Gjykatat patjetër duhet të jenë institucione roli themelor i të cilave është mbrojtja e të drejtave themelore dhe e interesave legjitime të qytetarëve. Drejtësia serbe nuk duhet të ndëshkojë nëse boshnjakët nga një frikë objektive për jetën e tyre nuk përgjigjet ftesës për ushtrime ushtarake, pasi ato nuk kanë ndjekur dhe ndëshkuar kriminelët të cilët kanë krijuar karrierë duke vrarë, arrestuar dhe kryer tortura ndaj boshnjakëve në Sanxhak.
Duke pasur parasysh krimet e kryera nga ushtria serbe ndaj boshnjakëve, të cilët nuk janë ndriquar dhe dënuar deri më sot, kërkojmë nga gjyqësori serb që frika reale dhe objektive e boshnjakëve nga forcat e armatosura serbe të mos të merret si rrethanë rënduese dhe bazë për ndëshkimin e tyre për shkak të mos përgjigjes ftesës për stërvitje ushtarake dhe sistemimin në ushtrinë rezervë të ushtrisë serbe.
Çdo sjellje me dhunë dhe ndëshkim të boshnjakëve të cilët nuk i përgjigjen ftesës për përbërjen rezervë dhe në stërvitje ushtarake ne do të konsiderojmë dhunë të organizuar shtetërore me qëllim të frikësimit të tyre.
Me këtë rast ne sot iu kemi drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes me një kërkesë për përjashtimin e boshnjakëve nga sistemimi në forcat rezervë të ushtrisë serbe dhe dërgimit të tyre në stërvitje ushtarake derisa ata të zbulojnë dhe ndëshkojnë pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë që morën pjesë në krime kundër boshnjakëve dhe derisa të përcaktohet zgjidhja përfundimtare e statusit të boshnjakëve dhe Sanxhakut.
Nga Ministri serb i Drejtësisë dhe drejtësia serbe kemi kërkuar që frika reale dhe objektive të boshnjakëve nga forcat e armatosura serbe nuk duhet të trajtohet si një rrethanë rënduese dhe bazë për dënimin e boshnjakëve “.
Shkrijeli ftoi përfundimisht Bashkimin Evropian për të organizuar dhe të ndërmjetësojë dialogun ndërmjet autoriteteve serbe dhe përfaqësuesve legjitim të boshnjakëve në Sanxhak.