Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe përfaqësues i bizneseve në këtë Këshill, thotë për Radion Evropa e Lirë se me autoritetet kompetente kanë shqyrtuar mundësinë e rritjes së pagës minimale, e cila është caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 dhe ka mbetur e pandryshuar që nga ajo kohë. Për gjashtë vite me radhë, paga minimale në Kosovë ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik, sipas ligjit do të duhej të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …