Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë nga 32 mijë lekë që është aktualisht. Në euro i bie që paga minimale të jetë 289 euro. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës antikrizë “Rritje edhe njëherë edhe brenda këtij viti e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë. Nuk duhet të ketë pagë më të ulët në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë kryeministri. Ai shtoi se “me këto ndërhyrje vlerësojmë se i kapërcejmë në aspektin financiar paketat e natyrës ‘një pako për 2 po 3 muaj’ dhe pastaj nuk ka tjetër dhe krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …