Pahor: Mund të jem  ndryshues i lojës në dialogun Kosovë – Serbi në rast se emërohem emisar special i BE-së

Politikani i shquar i Sllovenisë, që një kohë ka qenë edhe president i saj, Borut Pahor ka thënë se mund të jetë ndryshues i lojës në dialogun Kosovë – Serbi në rast se emërohet emisar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi. “Mbetem i gatshëm ta plotësoj këtë pozicion nëse emërohem. Megjithatë, bazuar në më shumë se 30 vjet përvojë vendase dhe ndërkombëtare, e kam të qartë se do të ishte më e lehtë për mua nëse do isha përzgjedhur në maj. Në të njëjtën kohë, i them Brukselit: Jam këtu me përvojën time, arritjet, njohuritë dhe autoritetin e dikujt që pranohet si ndërmjetës i ndershëm në Kosovë, Serbi dhe Ballkanin Perëndimor. Si dikush që e zgjidhi problemin me Kroacinë në mënyrë paqësore, normalizoi marrëdhëniet me Serbinë kur Sllovenia njohu Kosovën dhe si dikush që themeloi dhe udhëhoqi procesin Brdo-Brionit. Mendoj se dikush me atë lloj përvoje që vjen nga afërsia e këtij rajoni mund të bëjë ndryshim dhe mund të jetë ‘ndryshues i lojës’, ka theksuar politikani i shquar slloven, Borut Pahor.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Rusisë, në Shkup, Sergej Bezdnikin hyri në Kuvend dhe bisedoi me deputetët, Dimitar Apasiev e Rexhep Ismail

Ambasadori i Rusisë, në Shkup, Sergej Bezdnikin hyri në Kuvend dhe bisedoi me deputetët, Dimitar Apasiev e Rexhep Ismail

Ambasadori i Rusisë,  në Maqedoninë e Veriut, Sergej Bezdnikin, pa marrë leje  hyri në Kuvend …