Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Ilir Deda, i cili ka thënë se PAN-i do të goditët më së shumti nga Gjykata Speciale. Pajaziti ka thënë se nuk ka gjykatë që mund ta dënojë luftën çlirimtare të UÇK-së. Ai ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se edhe kur është tentuar të gjykohet, vetëm sa e kanë forcuar përkrahjen qytetare për UÇK-në dhe udhëheqësit e luftës për liri. “Sipas Ilir Dedës, PAN-i do të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale. Pak e çuditshme sesi Deda paska informacione për “goditjet” e saj. Por, për transparencën dhe qartësimin shoqëror është mirë që t’i ndajë ato me publikun. Në PDK nuk e kemi ndjenjën që Deda e ka, dhe jemi të bindur që kjo është vetëm një përpjekje e ulët manipuluese e tij. Nuk ka Gjykatë që mund të dënojë luftën çlirimtare të UÇK-së. Edhe kur është tentuar të gjykohet, vetëm sa e kanë forcuar përkrahjen qytetare për UÇK-në dhe udhëheqësit e luftës tonë për liri. Nëse kjo që thuhet nga Deda ka të bëjë me dëshirën për të ardhur ai në pushtet, atëherë kjo ndërlidhet me ndjenjën që kundërshtari politik i partisë së Dedës është mirë të burgoset dhe tërë kjo kalon në kategori tjetër – kalon në kategorinë e pafuqisë vetanake politike për të ardhur në qeveri. Pra, Ilir Deda, do ishte mirë ta kuptonte, se qeveria mund të formohen edhe pa burgosur njerëz. I duhet vetëm të deklarohet dhe të rreshtohet me mandatarin!”, ka shkuar Pajaziti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …