Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe iniciuesi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për diskutimin rreth gjykimit të grupit “Drenica 2”, në fjalimin e tij në seancë ka thënë se vendimi për ish-pjesëtarët e UÇK-së ka shkaktuar shqetësime në Kosovë. Gjithë jemi dëshmitarë që lufta çlirimtare ishte luftë për liri. Luftën nuk e dëshiruam por ishim të shtrënguar të luftojmë pasi kishim dështuar në forma paqësore. Duke qenë luftë e pastër dhe e drejtë ju jemi mirënjohës atyre që na ndihmuan në forcimin e shtetit. Kosova është shpallur shtet sovran e i pavarur me ndihmën e miqve tanë SHBA-ve e BE-së dhe këtë partneritet do ta ruajmë edhe më tej. Ne kemi luftuar brez pas brezi për një shtet të së drejtës, prandaj ne të zgjedhurit e popullit duhet të jemi të kujdesshëm që asnjë pushtet të mos degjeneroj me vendimet e tij në emër të drejtësisë e sistemit ligjor”, ka thënë Pajaziti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …