Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Zenun Pajaziti ka deklaruar se qytetarëve të Kosovës ju imponua agjenda politike e opozitës për demarkacionin. Ai shtoi më tutje se institucionet e Kosovës nuk mundën ta kryejnë punën e tyre, si pasojë e përdorimit të dhunës. Qytetarëve padrejtësisht iu ka imponuar agjenda politike e opozitës për demarkacionin dhe fatkeqësisht, si rrjedhojë e përdorimit të dhunës, institucionet e vendit, ishin të penguara në punën e tyre normale. Prandaj, pa dashur ta paragjykojmë drejtësinë, përdorimi i dhunës dhe çdo veprim i dhunshëm mbi institucionet dhe shtetin, të trajtohet me ligj. Partia Demokratike të Kosovës, tashmë ka qëndrim të qartë për marrëdhëniet me fqinjët, për proceset integruese të vendit, për partneritetin me BE, SHBA dhe partnerët e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe për ruajtjen e sovranitetit e kushtetueshmërisë së vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …