leoni

Pako ushqimore dhe miell për 30 familje shqiptare në Graçanicë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe drejtorin Ibush Hetemi, kanë takuar zëvendës-Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Graçanicës, Granit Gashi dhe Zyrtarin për Kulturë, Skender Thaçi, nga të cilët morëm shqetësimin që familjet shqiptare në nevojë nuk janë përkrahur nga komuna e Graçanicës në këtë kohë pandemie. Në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që qytetarët e shtetit tonë të diskriminohen duke mos marrë përkrahje në këtë kohë pandemie nga komuna përkatëse vetëm pse ato udhëhiqen nga komunitetet pakicë. Prandaj dhuruam donacion 30 pako ushqimore dhe 30 thasë miell 25 kg për 30 familje shqiptare, në nevojë në Graçanicë, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Buxhetimi me Pjesëmarrje vazhdon edhe në fshatin Varosh – Banorët vendosin për prioritetet e investimeve

Fshati Varosh ka qenë pjesë e procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, një iniciativë që fuqizon …