Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, konsideron se Kosova ndodhet në një vit zgjedhor dhe ka diskutuar mbi aktualitetin politik. Lekaj theksoi se AAK-ja ka propozuar një mënyrë alternative për të shkarkuar kryeministrin dhe shpërbërë parlamentin, pasi opozita nuk ka arritur të çojë vendin në zgjedhje për shkak të mazhorancës që zotëron 50 plus 1 deputetë. “AAK-ja është përpjekur të përdorë mocionin e mosbesimit, por nuk ka arritur sukses. Tani, zgjedhjet janë në shkurt, tha Lekaj, duke shtuar se zhvillimet aktuale dhe zbehja totale e Qeverisë dhe Parlamentit kërkojnë zgjedhje sa më shpejt. “Duhet të shkojmë në zgjedhje, maksimumi deri në fund të tetorit ose fillim të nëntorit. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë edhe shkurti nuk prish punë. Pal Lekaj konstaton se qëndrimi edhe më tej në pushtet i kryeministrit Kurti dëmton Kosovën.
