Pal Lekaj: AAK do ta bllokoj Kuvendin bashkë me veteranët nëse edhe ata nuk përfshihen në ligjin për pagën minimale prej 450 euro

Pal Lekaj: AAK-ja kategorikisht është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Deputeti i Kuvendit nga AAK-ja Pal Lekaj, ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është absurd, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë edhe të mbajtjes së protestave. Ai përmes një konference për medie ka theksuar se AAK-ja kategorikisht është kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Duke marrë parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme te ketë rritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej 14 për qind. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë. Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjar pavarësisht subvencionit ju rriten tarifat për më shumë se 100 për qind. Pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate”, ka thënë, deputeti Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …