Pal Lekaj: AAK-ja kundërshton autonominë territoriale për serbët, sikur parashihet në projekt -statutin e Asociacionit

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar  se projekt -statuti nga partia e tij mori  shumë vërejtje pasi është kundër Kushtetues dhe se krijojnë një autonomi territoriale për serbët. Sipas tij, i gjitha ky problem ka ardhur pasi kryeministri Kurti e ka pranuara atë pa koordinim me opozitën. “Sa i përket draft statusit për Asociacioni mendoj që ka vërejtje mjaftë të mëdha e sidomos nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ne e kemi diskutuar në kryesin e Aleancës dhe nuk jemi pajtuar me draftin e propozuar sepse në shumë nene është kundër Kushtetuese dhe krijojnë një autonomi territoriale për serbet. Mendoj që kjo ka ardhur për mos koordinimin mes shumicës dhe opozitës dhe mendoj që qeveria Kurti mban përgjegjësin për këtë draft statut”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …