Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj dhe zëvendës-ministri Rexhep Kadriu, kanë mbajtur një konferencë për gazetarë, pas interesimit të madh të këtyre të fundit lidhur me nënshkrimin e kontratave të operatorëve për ndërtimin e autostradës A 7.1 Prishtinë-Gjilan. Fillimisht ministri Lekaj tha se nënshkrimi i kontratës për këtë projekt është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Anamoravës, por edhe të tërë vendit, ngase kjo autostradë lidhë Gjilanin me pjesët e tjera të Kosovës. Lekaj duke dhënë detaje për këtë projekt, fillimisht tha se autostrada do të kushtojë 88 milionë euro, do të jetë në një gjatësi prej 22.3 kilometra dhe se punimet pritet të fillojnë në pranverë të këtij viti dhe do të zgjasin 30 muaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …