Pal Lekaj nga AAK, kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi i ka quajtur kryeservila që sipas tij diskutojnë me pasardhësit e Millosheviqit. “Kohëve të fundit Serbia ka pasur fjalorë luftë nxitës dhe pretendime territoriale, e këta kryeservila shkojnë dhe bisedojnë me pasardhësit e Millosheviqit. Ai ka shtuar se bisedimet duhet të ndalen dhe të riformatohen, duke theksuar se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës. Lekaj në fund u ka bërë thirrje Mustafës e Thaçit që të mos bëjnë lojëra me shtetin e Kosovës, pasi siç tha ai qytetarët e kanë humbur durimin.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …