Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ekstradimi i mundshëm ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi nënkupton destabilizim të Kosovës dhe të Ballkanit. “Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj, nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. Ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton të nxisë diçka jo të mirë në Kosovë përmes rastit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë. Qytetarët serbë të Kosovës nuk duhet të lejojnë të bien pre e lojërave të Serbisë e të përdoren për qëllime të Beogradit zyrtar. Askush më shumë se Ramushi nuk është angazhuar që të integrohen komunitetet në jetën institucionale të Kosovës, ka shkruar Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …