Pal Lekaj thotë së Qeveria Kurti është më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës

Pal Lekaj: Institucionet tona nuk duhet ta analizojnë dokumentin “non paper” derisa nuk ka diçka të qartë nga BE-ja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë se institucionet e vendit nuk duhet të hyjnë në analizën e dokumentit “non paper”, për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa nuk ka diçka të qartë nga BE-ja. Duke e quajtur të papranueshme përmbajtjen e atij dokumenti, deputeti opozitar thekson se nuk do të lejojnë ndryshimin e kufijve me Serbinë, Asociacionin me kompetenca ekzekutive, dhe as autonominë për pjesën veriore të vendit. Lidhur me këto, Lekaj thotë se do ta monitorojnë 24 orë Qeverinë Kurti dhe do të jenë syçelë për dialogun me Serbinë. Ai  kritikon ekzekutivin për vonesat në sigurimin e vaksinave anti-Covid 19, mungesën e programit qeverisës dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Shqipëri. Deputeti i AAK-së, shprehet se nuk po shohin asgjë pozitive nga Qeveria Kurti, ani pse ka hyrë në muajin e dytë prej kur ka marrë detyrën.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …