Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kritikuar kabinetin qeveritar, pasi asnjë nga ministrat e Qeverisë Kurti nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit, ku po diskutohej për shëndetësinë. Lekaj ka adresuar edhe kritika për shkak se krerët shtetërorë gjenden jashtë Kosovës, pikërisht kur situata në veri të vendit është kritike. Kur diskutohet për shëndetësinë, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm në vend, asnjë nga kabineti qeveritar i pranishëm në seancë. Kjo tregon sesa e ka prioritet shëndetësinë ky pushtet”, ka shkruar Lekaj. Tre udhëheqësit shtetëror janë jashtë vendit. Situata në veri të vendit është shumë kritike, e këta gjejnë kohë për shëtitje nëpër Evropë”, ka saktësuar, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …