Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me insistimin e Komisionit Qeveritar të Demarkacionit, se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është e drejt, dhe nuk ka ndryshim. Lekaj ka thënë se Komisioni i Muratit i mbështetur edhe nga disa “Muratë” të tjerë, nuk janë asgjë më shumë se disa të mjerë që po ulërijnë për t’i dhënë tokën e Kosovës, Malit të zi. Sipas tij, këta anëtarë të komisionit dhe të qeverisë, duke e parë se gjithnjë e më shumë po demaskohen dhe po del sheshit e vërteta se kanë keqpërdorur paranë e Kosovës kanë punuar kundër interesave të saj. Anëtarët e këtij Komisioni i pret ndjekja penale, sipas ligjeve e kushtetutës së Kosovës, me akuzën për falsifikim të dokumenteve dhe synimin për tjetërsim e falje të tokës së Kosovës vendeve tjera, ka thënë Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …