Pal Lekaj: Kurti gjatë darkës me z. Lajçak, tha se jemi pajtuar për të gjitha marrëveshjet, më vonë dha një deklaratë krejt ndryshe

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëfarë forme është pajtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai është pajtuar pas darkës së vonë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. në Prishtinë në fillim të javës, Albin  Kurti nuk duhet të bëjë lojëra të dyfishta. E patë që z. Lajçak, pas darkës, tha se jemi pajtuar për të gjitha  marrëveshjet, ku përfshihet Asociacioni dhe pastaj  kemi një deklaratë krejt të kundër të kryeministrit”, ka  saktësuar  Lekaj. Duke folur për Asociacionin, Lekaj ka deklaruar se SHBA nuk pranon një model që e bënë jofunksionale Kosovën. Nuk mendoj që SHBA e pranon një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bënë jofunksional shtetin e Kosovës. Ne Aleanca nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive, pavarësisht nga vije”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …