Pal Lekaj: Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë të drejtë të thonë se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet

Pal Lekaj: Mendimi i Qeverisë për Gjykatën Speciale është i pa rëndësishëm, kjo i takon Kuvendit të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, tha se edhe pse është proceduar për mendim dokumenti për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në qeveri nga kryesia e Kuvendit, nuk është i rëndësishëm mendimi qeverisë. “Kjo iniciativë i takon Kuvendi të Kosovës, qeveria vetëm do të jep mendim. Ne si AAK kemi qenë dhe jemi kundër, për arsyeje se pse vetëm Kosova është “su generis” për të pasur Gjykatë për të pasur gjykatë për krimet të pretenduara të dala nga Raporti i Dick Martyt”, ka thënë Lekaj për RTK. Sipas tij, mendimi qeverisë nuk ka rëndësi. “Me nënshkrimin e 43 deputetëve është çdo gjë në rregull”, tha ai. “Qeveria do të deklarohet në afatin ligjor, brenda 30 ditëve. Ne do të votojmë kundër gjykatës Speciale”, tha ministri. Lekaj vlerësoi se së bashku me parterët ndërkombëtarë kanë arritur këtu ku është Kosova. “Vetëm me këtë ligj nuk do të kemi konflikt me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai. Sipas tij UÇK-ja nuk ka bër krime, por luftë çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …