leoni

Pal Lekaj: Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar ndaj përgjegjësive të Integrimit Evropian

Pal Lekaj: Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar ndaj përgjegjësive të Integrimit Evropian

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, në të cilin u diskutua zbatimi i Agjendës së Reformave Evropiane. Me këtë rast, Lekaj informoi pjesëmarrësit vendas dhe ndërkombëtarë për përkushtimin në përmbushjen e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive që rrjedhin nga Agjenda Evropiane. Në kuadër të kësaj, ministri Lekaj njoftoi se Traktati i Komunitetit të Transportit është nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e cila duhet të ratifikohen me procedurë legjislative nga Kuvendi i Kosovës. Rrjedhimisht ministria ka hartuar projektligjin për ratifikimin e Traktatit të Transportit e cila miratohet nga qeveria në mbledhjen e së martës (28 gusht 2018). Lekaj premtoi se edhe hartimi i planit të veprimit 2019 – 2023 për Sistemin Intelegjent të Transportit, do të jetë i gatshëm deri në mesin e shtatorit, ndërkaq rreth nënshkrimit të kontratës pesëvjeçare për financim të hekurudhave, ministri theksoi se duhet të vendosë qeveria. Me përmbushjen e këtyre të tria pikave, Ministria e Infrastrukturës, përmbyll me kohë angazhimin që i përket në përmbushje të kërkesave të ERA, e cila duhet të përfundojë në fund të shtatorit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …