leoni

Pal Lekaj po mbahet në Prokurori

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka reaguar duke akuzuar drejtuesit e institucioneve, të cilat  po mbajnë në Prokurori, deputetin, Pal Lekaj. Është krejtësisht e papranueshme hipokrizia e pushtetit, i cili në njërën anë bën thirrje për dialog, e në anën tjetër vazhdon masat represive kundër deputetëve të opozitës. Pikërisht në ditën për kur kryeministri kishte bërë një ftesë për dialog me opozitën, urdhërdhënësit politik e mbajnë në prokurori deputetin Pal Lekaj, nga AAK, për ta shtuar  presionin politik e policor mbi të zgjedhurit e popullit.  I bëjmë thirrje pushtetit që të heqë dorë nga këto metoda diktatoriale dhe te fokusohet se si ta nxjerr vendin nga kriza, sepse opozita nuk zbrapset nga kauza e saj e drejtë pavarësisht arrogances dhe masave që po përdor pushteti, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …