Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Pal Lekaj, reagoi publikisht lidhur me matjen e territorit të Kosovës, duke saktësuar se Komisioni për matjen e territorit të vendit i formuar nga Qeveria e Kosovës, është i përbërë nga ata të cilët e kanë mbrojtur versionin aktual të demarkacionit. Dhe si mundët opozita dhe qytetarët t’i besojnë Hivzi Islamit dhe Tomor Qelës të cilët hapur e kanë mbrojtur versionin aktual të demarkacionit. Prandaj, vlerësoj se ky komision është vetëm mbulesë për Qeverinë e koalicionit për t’i shantazhuar deputetët e Kuvendit për ta votuar demarkacionin. Ne partitë opozitare dhe kryetari i Komunës se Deçanit dhe Junikut kemi refuzuar të jemi pjesë e këtij cirku. Pasi nuk mund të jemi pjesë e një komisioni, i cili do të matë territorin e vendit për sa kohë qe kufijtë e vendit mbesin të padefinuar.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …