Pal Lekaj i AAK-së nuk mendon se do të arrihej zgjidhje nëse shkohet në zgjedhje të reja. Sipas tij, ata kanë ofruar kandidatin e duhur për kryetar të Kosovës, të parin e partisë së tyre. Nëse Ramush Haradinaj nuk përkrahet për këtë pozitë, Lekaj thotë se ata janë për shkuarje në zgjedhje por shton se edhe pas rezultatit zgjedhor situata do të jetë e njëjtë pasi që asnjë parti politike nuk mund t’i fitojë 50+1 deputetë apo 2/3 në Kuvend. Në këtë mënyrë sipas tij, vetëm do të shpenzohet kot buxheti dhe do të humbet kohë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …