I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka deklaruar se vendi i tij do ta përkrah Qeverinë e Kosovës që është e përkushtuar në dialog, dhe se Rusia dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim. Sipas zyrtarit amerikan bisedimet mes dyja vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Palmeri ka thënë se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi, por gjithashtu ka theksuar se nuk beson se mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë mund të ndikojnë në rrugën evropiane të vendeve të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …