SHBA-ja është e përqendruar të mbështesë procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po e udhëheq Brukseli Kështu ka thënë Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer. Sipas tij, në formën ideale marrëveshja do të duhej të finalizohej me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. “Fjalët për ndërrim territoresh, tërheqin vëmendjen nga synimi kyq: që Serbia e Kosova dhe qeveritë e tyre të punojnë në gjetjen e rrugës për normalizim të marrëdhënieve. Ne e mbështesim këtë proces dhe për këtë mendoj se është jorelevante dhe e pengojnë procesin debatet për ndërrim territoresh”, ka thënë Palmer. Palmer thekson se është i lumtur që procesi i dialogut ka rifilluar me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfaqësuesit të saj, Miroslav Lajçak, të cilin diplomati amerikan e ka quajtur mik dhe bashkëpunëtor.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …