Ditën e dytë të vizitës në Tiranë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer, e ka nisur me një bashkëbisedim me gazetarë. Në këtë takim ai theksoi se të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Opozita duhet të përfshihet në dialog për reformën zgjedhore. Një tjetër çështje e diskutuar ishte edhe kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore. Palmer u shpreh se: “ “Nuk jam këtu për të negociuar një platforme me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fortë për to dhe procesin politik. Qeveria dhe Parlamenti janë legjitime dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi”. Është detyrë e opozitës të bindë elektoratin që të vijë në pushtet nëpërmjet votës. “Jo detyrë e qeverisë të bindë opozitën të hyjë në zgjedhje. Kjo është një e drejtë ekskluzive që duhet ta vendosë opozita” tha ai. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metthju Palmer, foli edhe për çështje që lidhen me Kosovën, duke theksuar se duhet patjetër një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …