Fehmi Mujota nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë sot se koalicioni PAN të mërkurën do të shkojë në konsultime për të ofruar zgjidhje lidhur me situatën e krijuar për formimin e institucioneve të vendit. Ai në një konferencë për media në selinë e PDK-së, ka thënë se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli do të jetë kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit. Ndërsa, Besim Beqaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, duke thënë se nuk mund të mbajë seancë me 55 deputetë në sallë. “Të mbash seancë me 55 deputetë dhe të imponosh këtë diktat të jashtëzakonshëm dhe të abuzosh me institucionet dhe qytetarët, është e jashtëzakonshme. Është keqpërdorim i foltores dhe prezencës së vjetërsisë së deputetit, i cili ka qëlluar nga radhët e Vetëvendosjes, i cili shkon më shumë për të sulmuar kundërshtarët politikë, se sa të bëjë një veprim të qartë”, ka thënë Beqaj. Ai ka theksuar se ka nevojë për konsulta shtesë dhe se PAN do t’i themelojë institucionet shumë shpejt. “Nuk ka krizë, sepse PAN së shpejti pas konsultave do ta formojë Kuvendin dhe do ta formojë edhe qeverinë”, është shprehur Beqaj. Edhe ai ka bërë të ditur se do të shkojnë në takimin e thirrur për të mërkurën nga kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci. “Të mërkurën ne do të jemi pjesë e atij takimi”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …