leoni

Botimet e Radios Kosova e Lirë

Panairi i librit në Prishtinë anashkalon botimet e Radios-Kosova e Lirë

Sot, në Prishtinë,  hapet “Panairi Ndërkombëtar i librit”, në të cilin, botimeve të Radios-Kosova e Lirë, sërish  nuk iu ka mundësuar prezantimi, ashtu sikur edhe herëve të kaluara.

Ky treg vjetor i librave, u mundësohet vetëm shtëpive botuese, të cilat i përzgjedh organizatori sipas shijes  dhe bindjeve, duke përjashtuar kryesisht literaturën me temë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Panair nuk është prezantuar as edicioni,  “Feniksët e lirisë” prej numrit të parë deri në numrin 17-të, i  botimeve të Redaksisë: “Dëshmorët e UÇK-së”.

Radio-Kosova e Lirë ndihet tejet krenare për botimet e veta, të cilat ruajnë vlerat më të mira dokumentare, publicistike, letrare e artistike, të kohës së pas luftës në Kosovë  dhe janë të pranishme në institucionet e vendit si dhe te lexuesit e shumtë, kudo, në Kosovë  e më gjerë.

Radio Kosova e Lirë, duke qenë padrejtësisht  e përjashtuar nga tregu vjetor i librave,   ka organizuar deri tani edhe dy panaire të veçanta të botimeve të veta: “Dekada e Librit të lirisë I dhe II”. Po kështu, me rastin e 20-vjetorit jubilar  të fillimit nga puna, në vitin e ardhshëm, do të organizohet  panairi:  “Dy dekada të Librit të lirisë”.

 

 

Prej vitit 1999 e deri tani  Radio-Kosova e Lirë ka nxjerrë në dritë:

 

Radio-revista Kosova e Lirë 1999-2000, shtatë numra

Revista,  “Zëri i lirisë”

18  kalendarë të ilustruar: 2000-2018

Revista. “15-vjet Zëri i lirisë”.

ARKIVI I

ARKIVI II

ARKIVI III ( Lajmet e transmetuara në valët e Radios: 4.1. 1999 – 21.6. 1999)

 

Libra autorialë:

 

Nezir Myrtaj                     Jehonë lufte, 2000

Ahmet Qeriqi                    Meditime në arrati, 2000

Nusret Pllana                    Rruga e lirisë, 1999

Ahmet Qeriqi                    Në gjurmim të lashtësisë, 2002

Martin Çuni                       Reportazhe lufte, 2000

Ahmet Qeriqi                    Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar? 2003

Ahmet Qeriqi                    Burgu, 2004

Martin Çuni                      Jetë e furtunë, 2003

Kasim Shala                      Poezi dhe rrëfime, (poet dëshmor) 2002

Bajram Bekteshi               Mbizotërat

Bajram Bekteshi               Kërkimtari

Bedri Tahiri                       Përtëritja

Endrit Myrtaj                    Vargjet e mia

Afrim Berisha                   Lirikë vjeshte

Ahmet Qeriqi                    Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950)

Ahmet Qeriqi                    Fenomene shqiptare

Dr. Muhamet Pirraku     Për kauzën e UÇK-së

Haki Qeriqi                       Libër me poezi

Martin Çuni                      Themele jete

Ahmet Qeriqi                    Krojmiri (1455-1999)

Dr: Nusret Pllana             Intervenimi i NATO-s në Kosovë

Bajram Bekteshi               Unë dhe vargu

Mehmet Bislimi                Anekdota popullore dhe satira

Mehmet Bislimi                Kritika dhe vështrime

Nezir Prokshi                    Hapa për mbijetesë

Muhamet Pirraku             Adem Guta, monografi

Ahmet Qeriqi                    Koha e jeniçerëve, roman

Dr. Zenun Gjoci                Rilindjet e orës arbërore  I

Dr. Zenun Gjoci                Kosova e kuqe II

Dr. Zenun Gjoci                Krahët e shqipes III

Selman Dervishi               Strategbota në anekdota I

Selman Dervishi               Strategbota në anekdota II

Selman Dervishi               Rreze diellore

Bajram Bekteshi               Hapa për mbijetesë

Bajram Bektashi               Unë dhe vargu

Bajram Bekteshi               Shtigjeve të dritës

Kadri Rexha                      Dervish Shaqa

Dr. Hakif Bajrami             Marrëveshja xhentlemene… 1953

Dr. Hakif Bajrami             Konventa… 1937

Kadri Ferati                        Vargje ne heshtje

Selman Mehaj                    Kushtrim lirie

Bahti Graiçevci                  Shpresa e fundit, 2011

Ahmet Qeriqi                     Gjurmime dhe studime, 2012

Kadri Rexha                       Pikëtakime letrare, 2013

Kadri Rexha                       Thirrjet e kohës, 2014

Jokai Mor                           Trëndafili i bardhë, 2012

Bajram Bekteshi                Intervistë mbrëmjeje 2012

Haxhi Birinxhiku               Dëshmi për Tivarin, 2013

Bedri Tahiri                        Vështrime letrare, 2014

Ahmet Qeriqi                     Çlirimtarët dhe mercenarët, 2014

Fatmir Graiçevci                Analiza dhe komente, 2014

Nezir Myrtaj                       Dëshmi të arkivuara, 2014

Bajram Bekteshi                Helikë e thyer 2015

Mona Agrigoroaiei            Shtegu i lirisë, 2015

Ahmet Qeriqi                     Luftëtarë të NDSH-së II, 2016

Kadri Ferati                        Renesans, 2016

Sheqir Zeneli                      Rrëfime dhe tregime, 2018

Martin Çuni                        Universi i jetës, 2018

Martin Çuni                        Lulet e jetës, 2918

Selman Dervishi                Gjergja me Adema, 2018

Selman Dervishi                Riliri i Ritrollit, 2018

Ahmet Qeriqi                      Januz Bajçinca me bijtë, 2018

Jokai Mor                            Luani i Janinës ( Ali Pashë Tepelena) në dorëshkrim, 2018

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …