Panairi Veror “ Deçani 2022”

Sot, pikërisht në Ditën e Çlirimit të qytetit të Deçanit, u bë hapja e panairit veror “Deçani 2022”, organizim ky që i shtoj bukurinë dhe mbushi përplot ngjyra qendrën e qytetit të Deçanit. Kryetari Ramosaj ka thënë se, Dita e Çlirimit, këtë vit na gjeti më të bashkuar se kurrë, me vëllezërit tanë nga të gjitha trevat ku flitet shqip, të cilët na nderuan me prezencën e tyre e i shtuan vlerë Ditës së Çlirimit dhe bukuri panairit veror “ Deçani 2022”, ku prezantuam potencialin tonë turistik si dhe trashëgiminë  dhe vlerat tona kulturore, ushqimin tradicional e punime të ndryshme artizanale. Nderë e kënaqësi që në qytetin tonë patëm miq si ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, si dhe përfaqësues nga Ulqini. Panairi do të jetë i hapur edhe gjatë ditës së nesërme. Ju mirëpresim!

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …