Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe KiE, mund të ketë një vonesë formale në pikëpamje të pritshmërisë. Sipas tij, është thjesht çështje numërimi mbrapsht, jo si, por tani pyetja e vetme është kur. Ndërsa, rreth sigurisë së Kosovës, Majko është shprehur se janë dy rrethana pse Kosova është e sigurt, prezenca e NATO-s por citon edhe fjalët e tij të mëhershme kur ishte kryeministër i Shqipërisë “ Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria”. Majko ka thënë për KosovaPress, se Kosova është ndërkombëtarisht shteti më i lakuar në rajon, me një vëzhgim dhe publicitet të cilën do ia kishin zili edhe vendet tjera. Gjithashtu, ai ka folur edhe për të arriturat e Kosovës për gjatë 25 viteve liri. Sipas tij Kosova dhe Shqipëria edhe pse janë dy shtete, kufiri mbetët vetëm një moment i të drejtës ndërkombëtare, por jo i asaj shpirtërore. I pyetur se a ka ndonjë mesazh për qytetarët e Kosovës, ai u kundërpërgjigj se “vëllai, vëllait nuk i jep mesazh, sepse kuptohen, edhe pa e thënë”.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …