Pandeli Majko

Pandeli Majko, do të marrë postin e deputetit nga radhët e socialistëve, në Kuvendin e Shqipërisë

Ish kryeministri i Shqipërisë, gjatë luftës në Kosovë, ka pranuar të marrë sot karrigen e mbetur  nga ish-deputeti Alqi Bllako, tashmë i arrestuar për korrupsion e shpërdorim detyre me inceneratorin e Fierit. Majko ka dorëzuar sot në KQZ, formularin e vetëdeklarimit. Pas verifikimit të formularit, do të jetë KQZ që do të vendosë për t’i dhënë ose jo mandatin e deputetit, Pandeli Majko. Në zgjedhjet e 25 prillit, ku PS arriti të sigurojë 18 mandate në Tiranë, ish-deputeti Majko nuk arriti të thyejë herësin duke u renditur i 19-ti. Kodi Zgjedhor për zëvendësimin e mandatit parasheh se  plotësimi i vendit të deputetit  bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nën përfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Në rastin konkret, Pandeli Majko bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …