Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën detyrën e tij, duke dashur të vendosë ligjshmërinë në të gjithë vendin. “Albini nuk është një politikan i rastësishëm, madje mund ta quash me plot gojën, një kafshë të mirëfilltë politike, por jo në sensin negativ, por në sensin pozitiv të komplimentit. Po ndjek një kurbë që ka të bëjë me një detyrë kryesore të kryeministrit të Kosovës, për kontrollin e territorit dhe vendosjen e ligjshmërisë. Albini, nga këndvështrimi i pozitës si kryeministër i Kosovës, po bën thjesht detyrën e tij. Në logjikën e një kryeministri i cili po kërkon të vendosë kontrollin, jo policesk, por ligjor në të gjithë territorin e Kosovës, këtu nuk ke pse të hysh në asnjë lloj debati, e bën mirë apo e bën keq. Të vetmen rezervë, që po diskutohet me Albinin, është koordinimi. Ky koordinim me Perëndimin, me NATO-n, është shumë i rëndësishëm. Shikoni se sa mirë po lëviz tani ingranazhi pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur, midis Perëndimit dhe Kosovës”, tha Majko për ABC News.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …