Propaganda e Kremlinit po bën të pamundurën që të lëshojë gënjeshtrën e radhës për numrin e mercenarëve të angazhuar nga gjithë bota. Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka lëshuar një njoftim për numrin e shqiptarëve të vrarë nga ushtria ruse në Ukrainë. Lidhur me këtë informatë ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko. Ai shkruan se njoftimi i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri për shqiptarët e vrarë është një akt i papërgjegjshëm. Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë. Ky është një akt i papërgjegjshëm. Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”, shkruan Majko.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …