Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, kryeministër i Shqipërisë, gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. “UÇK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është ‘shkelje e ligjit’. Është ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”, ka shkruar Majko.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …