Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka bërë të ditur se Ushtria Ruse po sulmon edhe rajonet me shqiptarë afër qytetit e Odesës, popullatën e njohur si “shqiptarët e Ukrainës”. Në një njoftim në adresë të tij. Pandeli Majko ka thënë se mjafton një kërkim në Google për fjalët “Arnaut, Odesa” dhe secili do të kuptoj se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve në Ukrainë. Është Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave, ka shtuar Majko. Sipas të dhënave zyrtare në Ukrainë jetojnë rreth 5,000 shqiptarë të larguan nga zona e Korçës, pas pushtimit turk. Ata për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë aty.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …