Njohësit e fushës së ekonomisë dhe punëdhënësit kanë deklaruar se për shkak të pandemisë, të hyrat e bizneseve kanë rënë deri në 50%. Përveç kësaj, shumë biznese janë duke funksionuar me kapacitete të kufizuara. Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka deklaruar për Ekonomia Online se nëse nuk ndodh rimëkëmbja ekonomike shumë prej këtyre kompanive mund të falimentojnë. “Biznese, prodhuesit janë duke u përballur me periudhën më të vështirë që nga viti 1999 kur e kemi pasur edhe konfliktin e Kosovës. Këtë vit po vërehet një rënie drastike. Efektet reale do t’i shohim në muajt në vijim, sidomos gjatë muajit nëntor. Humbjet janë jashtëzakonisht të mëdha, ka theksuar kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha. Ai ka porositur që partitë politike duhet ta miratojnë sa më parë Ligjin për Rimëkembejn Ekonomike ndërsa konsumatorët të konsumojnë prodhime vendore pasi kjo do të ju mundësonte prodhueve që t’i shesin prodhimet e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …