Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 mijë e 199 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 35 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive është 107 mijë e 213 raste nga 588 mijë e 812 të dyshimtë në virusi dhe 2 mijë e 239 raste të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 180 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 mijë e 279 raste dhe numri i rasteve aktive është 3 mijë e 695.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …