Paneli i Gjykatës Supreme, në Hagë, e refuzoi kërkesën e Sali Mustafës, për ulje të dënimit prej 15 vjetësh burg

Paneli i Gjykatës Supreme në Hagë, e ka hedhur poshtë kërkesën e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, për ulje të dënimit prej 15 vjetësh burg. Ky panel është  i përbërë nga kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Christine Wyngaert dhe Daniel Fransen. Paneli konstatoi se Mustafa nuk arriti të identifikojë se si dënimi prej 15 vitesh përbën shkelje të ligjit penal”, thuhet në vendimin e publikuar. Fillimisht, në dhjetor të vitit 2022,Salih  Mustafa ishte dënuar për krime lufte me 26 vjet burg, por në dhjetor të vitit 2023, Apeli ia kishte ulur dënimin në 22 vjet burg. Më vonë, më 10 shtator 2024, u tha se Paneli i Gjykatës së Apelit shqiptoi ndaj Sali Mustafës dënim të njësuar prej 15 vjetësh burg, duke llogaritur edhe kohën e mbajtjes në paraburgim.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …