PZAP ka njoftuar se këto vendime janë marrë në seancën e panelit të mbajtur dje. Në rastin e parë, Vetëvendosje u dënua me 5 mijë euro, pas aprovimit të ankesës së parashtruar nga PDK-ja, për shkak se siç thuhet në njoftimin e PZAP-së, pati ndeshje të kodit të mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Sipas PZAP-së në ankesën e PDK-së thuhej se kandidatja e VV-së, Albena Reshitaj ka publikuar një fotografi, në një nga tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën shihet një parullë e vendosur nga simpatizantët dhe mbështetësit e VV-së, e që sipas tyre ka gjuhë e cila nxit urrejtje, ofendim, denigrim dhe shpreh ngjyrime përçmuese për partitë kundërshtuese të VV-së. Po ashtu në rastin e dytë VV-ja është dënuar për ankesën e bërë nga PDK-ja. Ankesa e pranuar e gjobiti VV-në në vlerë prej 6 mijë eurove. Në ankesë thuhet se kandidati i VV-së për deputet, Haxhi Avdyli ka postuar një video, me tekst shoqërues, që është realizuar brenda Klinikës së Neurologjisë, ku provokohet numri i listës, me të cilin ai kandidon, si person që mban pozitë publike, siç thuhet në ankesë, ka shfrytëzuar këto ambiente me qëllim të përfitimit të votave.
Kontrolloni gjithashtu
Qindra studentë serbë kanë marshuar nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave që kanë tronditur vendin
Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në …