Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi kryeministri njëherësh kreu i kësaj partie, Albin Kurti këtë të shtunë ishte parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi duke shëtitur në sheshin e qytetit. Lidhur me këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ankesë në PZAP. Ata kanë pranuar këtë ankesë dhe i kanë shqiptuar Vetëvendosjes, gjobë prej 5 mijë e 100 euro të cilën ky subjekt politik detyrohet ta paguajë brenda 15 ditësh.
